HBURIM
Uebfaqja zyrtare e hoxhë Burim Koçinaj!
thumb

DHJETË RREGULLA SI TË SILLEMI GJATË SPROVAVE

DHJETË RREGULLA SI TË SILLEMI GJATË SPROVAVE


⁠Nuk je i vetmi (që je sprovuar).

 2.⁠ ⁠Allahu i përcakton gjërat me urtësi.

 3.⁠ ⁠Ai që e sjell dobinë dhe e pengon dëmin është Allahu, andaj mos u lidh me dikë veç Tij!

 4.⁠ ⁠Ajo që të ka goditur, nuk do të mund të të mos godiste, ndërsa ajo që nuk të ka goditur, nuk do të mund të të godiste!
  5. ⁠Njihe realitetin e kësaj bote; ke për të qenë rehat!

 6.⁠ ⁠Ki mendim të mirë për Zotin tënd!

 7.⁠ ⁠Zgjedhja që bën Allahun për ty është më e  mirë sesa zgjedhja që bën ti për veten.

 8.⁠ ⁠Sa herë që shtohet sprova, shpëtimi është afër.

 9.⁠ ⁠Mos mendo se si ta gjesh shpëtimin, ngase Allahu kur të dëshirojë diçka, i përgatit shkaqet për të, në atë formë që nuk ta merr mendja!

10.⁠ ⁠Lutju Atij që i ka në dorën e Tij çelësat e shpëtimit!

 

Dr. Omer Mukbili 
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj