HBURIM
Uebfaqja zyrtare e hoxhë Burim Koçinaj!

DHJETË GJËRA QË E RRËNOJNË ISLAMIN

Hoxhë Burim Koçinaj

Perkthimi ne Shqip

  • Dhjetë veprat që e rrënojnë Islamin

 

  • Me emrin e Allahut po e nis këtë poezi,
    Sqarim për veprat me të cilat rrënohet Islami, kjo bukuri.

 

  • Ato janë të shumta, por dhjetë janë kryesore,
    Mësoji si duhet, që të korrësh fitore.

 

  • E para është shirku, padrejtësia më e madhe,
    Për atë që vdes me shirk nuk do të ketë falje.

 

  • E dyta është të marrësh ndërmjetës mes teje e Zotit Krenar, 
    T'i mbështetesh, t'i lutesh ose t'i kërkosh ndërmjetësim si një idhujtar.

 

  • Mosshpallja idhujtarët jobesimtarë, kjo është e treta,
    Dyshimi në kufrin e tyre dhe pohimi se feja e tyre është e vërteta.

 

  • Ai që ka bindje se gjykim më i mirë se i Profetit ekziston,
    E favorizon atë tjetrin dhe gjykimin me të e lejon.

 

  • Ose, të njëjtë me gjykimin e Profetit e konsideron,
    Me këtë vepër të katërt ai imanin e vet e shkatërron.

 

  • Urrejtja e sheriatit të profetit Muhamed,
    Madje, edhe nëse vepron sipas tij, ai quhet murted.

 

  • Kjo është vepra e pestë, andaj kuptoje mirë,
    S’duhet të urrehet asgjë nga kjo fe e dëlirë.

 

  • Tallja me fenë është vepër e shëmtuar,
    Qoftë me Kuranin, qoftë me Profetin e dërguar.

 

  • Është vepra e gjashtë që Islamin e rrënon,
    Qoftë tallje me shpërblimin a ndëshkimin e fesë sonë.

 

  • Magjia, përfshirë dy llojet e saj, është vepër e pështirë,
    Përmes saj afrohen e bashkohen njerëzit pa vetëdëshirë.

 

  • Ai që me magjinë kënaqet, e mëson dhe e vepron,
    Me veprën e shtatë kështu Islamin e shkatërron.

 

  • Përkrahja e ndihmesa qafirët kundër besimtarëve,
    Me trup, ide e pasuri, me cilëndo, s’ka dallim fare.

 

  • E nxjerr muslimanin nga feja e tij që i jep jetë,
    E kjo është vepra që renditet me numrin tetë.

 

  • Ai që ka bindje se Zotit mund t’i bëjë ibadet,
    Duke shmangur sheriatin e profetit Muhamed.

 

  • Le ta dijë mirë dhe asnjëherë të mos harrojë,
    Se me këtë vepër kurrë nuk do të shpëtojë.

 

  • Kjo është vepra e nëntë, tani të fundit mësoje,
    Hape zemrën tënde e mirë kuptoje.

 

  • Ai që fesë ia kthen shpinën dhe s’e studion,
    Nuk do të ketë shpëtim kur Zotin e takon.

 

  • Njëherazi, kjo është vepra me numrin dhjetë,
    T’i kam renditur të gjitha, që t’i mësosh më lehtë.

 

  • Me seriozitet, frikë e tallje kush i vepron,
    Të gjithë janë qafirë dhe besimtari fare nuk dyshon.

 

  • Nga krejt kjo që u tha bën përjashtim,
    Ai që u detyrua për mosbesim.

 

  • Me kusht që imani në zemër fort t'i pushojë,
    E në atë rast detyrimi aspak s'do ta dëmtojë.

 

  • Këto janë dhjetë veprat që Islamin e rrënojnë,
    Të cilat njerëzit më së shpeshti i veprojnë.

 

  • E lus Allahun e Lartësuar të na mbrojë,
    Që dënimi i Tij i dhimbshëm të mos na kaplojë!

 

Shkroi: Hoxhë Burim Koçinaj

 

https://t.me/hoxheburimkocinaj